“Karma” e Anxhela Peristerit e dërgon Shqipërinë në Eurovision

24 dhjetor 2020 | 13:35

Anxhela Peristeri është fituesja e Festivalit të 59 të Këngës në RTSh dhe bëhet përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.

Vendi i dytë iu dha Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Këtë vit festivali u mbajt për herë të parë jo në Pallatin e Kongreseve por në një ambient të hapur, pa publik kjo si pasojë e pandemisë së Covid-19. Gjatë mbrëmjes së sotme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i…