Kartëmonedha në vlerë prej 500 eurosh s’do të lëshohet më në qarkullim

28 janar 2019 | 16:26

Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€ dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19  bankat qendrore kombëtare të eurozonës nuk do të lëshojnë më në qarkullim kartëmonedhën në vlerë prej 500€.

Për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për arsye logjistike, Banka e Gjermanisë dhe Banka e Austrisë do të vazhdojnë të lëshojnë në qarkullim këtë denominim deri më 26 prill 2019. “Kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500€ to të vazhdojnë të mbeten tender ligjor dhe mund të përdoren si mjet pagese dhe gjithmonë do të ruajnë vlerën e tyre (d.m.th mund ta shpenzoni ose ruani atë). Gjithashtu bankat komerciale, zyrat e këmbimit dhe palët e tjera komerciale mund të vazhdojnë të riqarkullojnë kartëmonedhën ekzistuese në vlerë prej 500€. Ashtu si të gjitha denominimet e tjera të kartëmonedhave euro (të serisë së parë), edhe denominimi në vlerë prej 500€ gjithmonë do të ruajë vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontrata me gjashtë sportistë…