Kartolina e fundit nga Trumpi dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melania Trump po shijojnë Krishtlindjen e tyre të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Çifti paraqiten në një portret zyrtar, veshur kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
Në portretin e realizuar nga fotografi zyrtar i Trumpit në Shtëpine e Bardhë Andrea Hanks, Trump dhe Melania shfaqen të buzëqeshur ndërsa pozojnë në shkallët e mëdha festive të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
“Gëzuar Krishtlindjet nga presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump“, ka shkruar në “Twitter” zonja e parë.
Merry Christmas from President Donald J. Trump and First Lady Melania Trump. @realDonaldTrump & @FLOTUS are seen December 10, in their official 2020 Christmas portrait,on the Grand staircase of the White House in Washington, D.C. (Official White House Photo by Andrea Hanks) pic.twitter.com/PA63RYGSKE
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) December 18, 2020
Kjo foto shërben si portreti i fundit i Krishtlindjes i administratës Trump ndërsa presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të marrë detyrën në janar.
Më herët, Melania ka zbuluar dekorimet e këtij viti në Shtëpinë e Bardhë përmes një turneu virtual.
Po ashtu gjatë javës, lexoi histori të Krishtlindjeve në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington.