“Karton i verdhë” ende pa nisur ndeshja, kapitenët që do bartin shiritin me ngjyra ylberi mund të ndëshkohen nga FIFA
20 nëntor 2022
| 19:45
Kapitenët e ekipeve që mbajnë shiritat e “One Love” në Kupën e Botës 2022 raportohet se rrezikojnë të marrin një karton të verdhë para fillimit.
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, gjermani Manuel Neuer dhe ylli i Uellsit, Gareth Bale, janë ndër lojtarët nga nëntë vende evropiane që planifikojnë të mbajnë shiritin në krahë në mbështetje të përfshirjes dhe të drejtave LGBTQ+ në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.
Homoseksualiteti është aktualisht një vepër penale në vend që mbart një dënim të mundshëm me burg deri në pesë vjet sipas nenit 296 të kodit penal të Katarit.
Por, sipas gazetës gjermane Bild, “Die Mannschaft” po rivlerëson vendimin për të bartur këtë shirit.
Anglia i ka shkruar letër FIFA-s për këtë çështje, por ende nuk ka marr përgjigjje.