“Kartoni i kuq ndikoi në humbjen tonë”/ Gliha: Nuk e kuptoj këtë gjyqtar, s’ishte kriteri i njëjtë

12 shtator 2023 | 23:57

Selektori i Kosovës, Primozh Gliha ka fajësuar arbitrat për humbjen nga Rumania. Ai ka thënë se kriteri nuk ishte i njëjtë.

“Penallti për ata, penallti jo për ne. Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë.

Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu. Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët. Nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Kriteri i referëve ishte problemi. Duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”, ka thënë Gliha. Ai ka folur edhe për ndërprerjen.

“Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”, ka theksuar Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare GAP ka bërë vlerësimin e punës së Komunës…