Kartoni i kuq ndaj Zidane në 2006, rrëfehet gjyqtari
Një gjyqtar mund të marrë dhjetëra vendime gjatë një ndeshje, disa prej tyre mund të jenë shumë të rëndësishme.
Për këtë ka diçka për të treguar padyshim Horacio Elizondo, ish-gjyqtari i finales së Kupës së Botës 2006, që nxori jashtë me karton të kuq Zinedine Zidane.
Çfarë i kishte thënë Materrazi Zidane?
Nuk arrita të marr vesh kurrë, sepse ishte asistenti Medina Catalejo që më njoftoi, por më sa duket ka qenë për motrën. Futbollistët në fushë thonë shumë gjëra. Padyshim që diçka ka ndodhur me Zidane. Kur dikush është i ngarkuar me shumë gjëra dhe nuk arrin t’i mbajë të gjitha, mund të reagojë në mënyrën më të çmendur në botë. Zidane është person i shkëlqyer dhe unë jam takuar sërish me të, por nuk kemi folur kurrë për atë episod. Ishte futbollisti më i mirë në botë ajo ndeshje ishte finalja e karrierës së tij. Nuk besoj se do ketë futbollist tjetër që do të mbyllë karrierën në atë mënyrë.
A ndjeve keqardhje kur e nxore nga fusha?
Në atë moment aspak, pasi ti je i përqendruar të marrësh vendimet më të mira. Por kur mbaroi ndeshja dhe shihja Zidane që largohej nga fusha, ndërsa kupa ishte afër tij, dhe ai që as nuk e pa, më erdhi keq për atë që ishte. E kuptoj sa e vështirë ka qenë për të. Diçka e pandërgjegjshme e nxori jashtë loje.
Po Materazzi, a je takuar me të?
Po në vitin 2009. Isha tërhequr në atë kohë, por më thirrën për të arbitruar ndeshjen miqtë e Messit kundër miqve të Ronaldinhos, në Panama. Isha në dhomat e zhveshjes dhe mu duk sikur u rrëzua porta. Ishte Materazzi. “Si je, jam Materazzi” u prezantua, sikur të ishte shumë e nevojshme dhe më rroku përqafe. Më kërkoi që t’i bëja një ndeshje, por thuaj me lutje. Ishte e tëra familja e tij që priste jashtë dhe unë isha të mes të familjes Materazzi.