Karvanet e ‘Wagner’-it nga Bjellorusia nisen për në kufirin me Rusinë
Pasi Wagner dhe Kremlini konfirmuan se Yevgeny Prigozhin u vra në një aksident avioni pranë Moskës, Qendra Kombëtare e Rezistencës njoftoi se autokolonat e luftëtarëve Wagner po largohen nga Bjellorusia dhe për në Rusi. Burime në Bjellorusi thonë se disa nga kampet bazë të Wagnerit ishin çmontuar tashmë gjatë natës nga e mërkura deri të enjten dhe se anëtarët e grupit ushtarak privat formuan autokolona për t’u larguar nga vendi.
“Kolonat me siguri po shkojnë drejt kufirit me Rusinë” – tha Qendra.
Sipas burimeve të Qendrës në Bjellorusi, qeveria bjelloruse nuk e miratoi tërheqjen e grupit të mercenarëve. Shërbimet speciale bjelloruse dyshohet se po përpiqen të përgjojnë autokolona në kufi.
Lajmin e ka publikuar edhe BBC, duke theksuar se ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Shtohet se të gjitha rrjetet celulare pranë kampeve janë të ndërprera.
Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij i shquar, Dmitry Utkin,i shin midis pasagjerëve në aeroplanin që u rrëzua në Rusi, njoftoi agjencia e aviacionit të qeverisë ruse, duke shtuar se asnjë nga pasagjerët nuk mbijetoi.
Më herët, agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, vetëm njoftoi se Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit të rrëzuar.
Por të mërkurën vonë, agjencia dha emrat e të shtatë pasagjerëve dhe tre anëtarëve të ekuipazhit që tani dihet se ishin në aeroplanin Embraer që u rrëzua pranë Moskës të mërkurën.
Sidoqoftë, as Rosaviatsiya dhe asnjë zyrtar tjetër rus nuk ka thënë ende pa mëdyshje se Prigozhin u vra. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet ruse për aksidentin.