Karvani i vaksinimit do të përmbyllet gjatë kësaj jave në Prishtinë

23 janar 2023 | 19:58

Mitrovica dhe Vushtrria kanë qenë sot mikpritëse të “Karvanit të vaksinimit”.

Dhjetëra qytetarë të këtyre dy komunave kanë shfrytëzuar sot këtë mundësi ndryshe për të marrë vaksinën kundër Gripit sezonal dhe dozën përforcuese bivalente kundër Covid-19.

Karvani i vaksinimit po mbush një muaj që nga fillimi si aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë – Zyra në Prishtinë, si një iniciativë për të promovuar dobitë e procesit të vaksinimit për shëndetin e qytetarëve dhe masat preventive të shëndetit publik në përgjithësi.

Vaksinimi mbetet intervenimi më efektiv për parandaluar sëmundjet infective që parandalohen përmes vaksinimit si dhe format e rënda të këtyre sëmundjeve.

Karvani i vaksinimit si aktivitet një mujor do të përmbyllet gjatë kësaj jave në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, për t’u konfirmuar përfundimisht si një iniciativë e mirëpritur nga qytetarët dhe në shërbim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Fjala e mbajtur në këtë përvjetor nga Bajram Ajeti) Përshendetje…