Kasami: Do ta mbështesim qeverinë derisa është në rrugën drejt BE-së

02 nëntor 2021 | 16:37

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se derisa Maqedonia e Veriut është e përcaktuar drejt rrugës për në Bashkim Evropian (BE), partia e tij do ta mbështesë qeverinë.

“Për ne integrimi në BE është prioritet mbi prioritetet. Jemi të gatshëm t’i tejkalojmë të gjitha dallimet e thella me BDI-në. I vetmi faktor që na mban bashkë në këtë qeveri është integrimi në BE”, ka thënë Kasami.

Ai ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë ishull i izoluar dhe se duhet të ketë bashkëpunim me partnerët perëndimorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpunësit publikë të bashkisë së Nju Jorkut patën kohë deri…