Kasami synon te rikthehet te Zvicra
13 nëntor 2018
| 15:37
Mesfushori Pajtim Kasami shpreson të kthehet te përfaqësuesja e Zvicrës.
Futbollisti i Sionit të Zvicrës tregon se ka qenë në listën e gjerë të përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq për dy ndeshjet e muajit të kaluar, atë kundër Islandës dhe Belgjikës.
“Isha në listën e gjerë të skuadrës kombëtare për ndeshjet kundër Islandës dhe Belgjikës. Pjesëmarrja në listë shërben për të mirën e lojtarit. Unë jetoj me futbollin dhe jap gjithçka nga vetja për klub. Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë në fushë”, ka thënë Kasami për “Blick”.
Mesfushori Kasami për Zvicrën ka shënuar dy gola në 12 paraqitje.