Kasami zyrtarizohet te Sampdoria
14 shtator 2023
| 14:40
Pajtim Kasami është transferuar tek skuadra e Sampdorias si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me klubin Olympiacos.
Mesfushori me prejardhje shqiptare ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Italia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.
“Pajtim Kasami është lojtar i Sampdorias. Mesfushori ka kontratë deri më 30 qershor 2024”, thuhej në njoftimin e klubit.
31-vjeçari ka luajtur edhe për klube të tjera si FC Basel, FC Luzern, Fulham, Nottingham Forest, Fc Sion, Palermo FC, Olympiacos.