
Kasapi: Besa e ka vendin në Superligë
18 prill 2020
| 19:02
Klubi i futbollit, Besa nga Peja, është lider me 40 pikë në Ligën e Parë të Kosovës dhe në ketë klub janë të bindur se do të rikthehen në elitë. Kapiteni Fetim Kasapi beson se kampionati duhet të vazhdojë.
“E mira e të mirës është me vazhduar kampionati dhe jo mu ndërpre. Unë si kapiten kisha pas dëshirë të vazhdohet kampionati dhe ne të tregojmë s më plotë mërit jemi aty ku jemi. Unë mendoj se Besa do të kthehet edhe më e fortë. Besa e ka vendin në Superligë tash e tutje”, ka deklaruar Kasapi.
Besa udhëheq kreun me 40 pikë, duke lënë pas Arbërinë me 36, Lirinë 31, Istogu me 31 pikë etj.