“Kasapi i Ballkanit” para 21 vjetësh ishte ekstraduar në Hagë

28 qershor 2022 | 08:11

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihej si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 qe ekstraduar në Hagë, pasi më 27 maj 1999 qe bërë publike aktakuza kundër tij për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi u akuzua edhe për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe. Millosheviqi u arrestua në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Gjykimi ndaj Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë zgjati deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij nisi në fund të gushtit të atij viti.

Procesi gjyqësor ndaj Millosheviqit qe ndërprerë dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Më 22 shkurt Millosheviqi pati deklaruar se nuk ishte në gjendje të vazhdojë dëgjimin e dëshmitarëve, ndërsa më 24 shkurt iu pat refuzuar kërkesa për shërim në Rusi.

Më 11 mars në ora 9:30 ai u gjet i vdekur në qelinë e tij. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Starlink” i Elon Musk-ut ka vendosur në dispozicion të…