
Kash Patel konfirmohet nga senati në krye të FBI
Senati amerikan ka konfirmuar Kash Patelin si drejtorin e ardhshëm të FBI-së, duke vendosur në krye të agjencisë më të lartë të zbatimit të ligjit në vend një besnik të patundur të Presidentit Donald Trump.
Kandidatura e tij u përball me kritika nga demokratët në Capitol Hill, të cilët kanë paralajmëruar se Patel është gati të përdorë pozicionin e tij për të kërkuar hetim kundër armiqve politikë të Trump.
Në seancën ku u votua për emërimin e tij, Patel nuk i mohoi këto pretendime, por pohoi se ai besonte se FBI ishte përgjegjëse ndaj departamentit të drejtësisë dhe në fund të fundit, Shtëpisë së Bardhë.
Përgjigjet e Patel tregojnë se mbërritja e tij në selinë e FBI-së do të sjellë një kapitull të ri, ku presidenti drejton çdo agjenci dhe ato janë në gatishmërisë për t’i dhënë përparësi axhendës së politikave të administratës.
Drejtorëve të FBI-së u jepen mandate 10-vjeçare si një mënyrë për t’i izoluar ata nga ndikimi politik dhe për t’i mbajtur ata që të mos i nënshtrohen një presidenti ose administrate të caktuar.
Patel u zgjodh në nëntor për të zëvendësuar Christopher Ëray, i cili u zgjodh nga Trump në 2017 dhe shërbeu për më shumë se shtatë vjet. Ai dha dorëheqjen përpara se Trump të merrte detyrën në ffilm të këtij viti./vizion/