Kasimpasa dëshiron ta blejë Hadërgjonajn
25 shtator 2020
| 10:16
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, karrierën mund ta vazhdojë në Turqi.
Futbollisti “dardan” e kaloi sezonin e fundit në ekipin Kasimpasa në formë huazimi nga Huddersfieldi. Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se klubi turk po mendon ta blejë përfundimisht mbrojtësin e djathtë.
Futbollisti i rritur në Zvicër kishte mbetur jashtë skuadrës angleze në sezonin 2019/2020 dhe kishte vendosur që në janar t’i bashkohej Kasimpasas. Ditët e fundit flitej se Hadërgjonaj do t’i bashkohej Olympiakosit, por klubi grek nuk arriti marrëveshje me Huddersfieldin.