Kasolli: Deklarimet e Konjufcës për Asociacionin, tentim për legjitimimin e propagandës e dhunës

17 shtator 2023 | 17:42

Njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se intervista e kryekuvendarit Glauk Konjufca në Jeta në Kosovë ishte përpjekje për legjitimimin e propagadës, mashtrimit dhe dhunës.

Ai ka thënë se deklarimi për pranimin e Asociacionit nga Konjufca është tentimi i tij për mirëkuptim publik dhe politik siç thotë ai për “për dhunën që ai dhe subjekti i tij kanë ushtruar ndaj demokracisë se brishtë kosovare me qëllim që t’i kundërshtonin ato që sot ju duken OK. Pra ajo shfaqje mjerane ishte një përpjekje që me artin e propagandes të bindet shoqëria kosovare për të besuar në “gjithçka dhe në asgjë dhe të mendojë se çdo gjë është e mundur dhe asgjë e vërtetë”.”

Ky është postimi i tij:

A do të përfundojë propaganda si letër tualeti?

Intervista e Kryetarit te Kuvendit Glauk Konjufca te Jeta në Kosovë, nuk ishte asgjë tjetër, pos një përpjekje e ulët dhe dëshpëruar e pushtetit për të legjitimuar propagandën, mashtrimin dhe dhunën. Deklarimet e tij se na është dukur në rregull Marrëveshja e Ohrit, sepse e kombinon marrëveshjen e prillit të vitit 2013 për Bashkësinë e Komunave Serbe me njohjen de fakto është një përpjekje tinëzare për të mbuluar pikërisht dështimin politik të kësaj qeverie me prapakthimin që ajo e bëri me këtë marrëveshje. Sepse me këtë dakordim as nuk ka njohje de fakto e as de jure.

Mirëpo, edhe sikur të jetë ashtu si thotë Konjufca atëhere si mund te justifikohet gazi lotësjelljes, sulmet dhe polarizimi ekstrem i shoqërisë kosovare gati deri në zgrip të luftës civile, pikërisht për ta pamundësar zbatimin e Asocacionit, sepse ky entitet do të jete kanceri i shtetit të Kosovës. Si mund të gjendet arsyetimi për premtimet se Kosovës nuk i nevojitet as asi as kësi Asocacioni.

Prandaj, në atë interviste me një gjuhë tipike vullgare Konjufca kërkonte vetëm mirëkuptim publik dhe politik për dhunën që ai dhe subjekti i tij kanë ushtruar ndaj demokracisë se brishtë kosovare me qëllim që t’i kundërshtonin ato që sot ju duken OK. Pra ajo shfaqje mjerane ishte një përpjekje që me artin e propagandes të bindet shoqëria kosovare për të besuar në “gjithçka dhe në asgjë dhe të mendojë se çdo gjë është e mundur dhe asgjë e vërtetë”.

Mbase kjo është dilema më e madhe e shoqërisë kosovare sot. A do të pajtohet me këtë mashtrim? Sepse pranimi i tij nënkupton normalizim të dhunës vetëm për qëllime politike. Dhe nuk ka rrezik më të madh se sa ky opsion. Apo ajo do t’i ndëshkojë mbartësit e këtij mashtrimi. Kurse gjithë ato letra dhe trakte politike e propagandistike të shkruara dhe mbrojtura me zell ndër vite edhe nga Konjufca të përfundojnë në koshin e mbeturinave të letrave të tualetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka udhëtuar…