Kastrati: 25 vjet pas çlirimit kemi marrëdhënie gati në pikën zero me SHBA-në

11 qershor 2024 | 23:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka qenë i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në ATV. Aty, ka folur mes tjerash edhe për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Të gjithë ata dëshmorë, të gjitha ato viktima, po të ishin gjallë sot nuk do ta besonin që pas 25 viteve të çlirimit ne jemi në sanksione nga BE-ja. Vetëm 25 vite pas çlirimit ne kemi marrëdhënie gati në pikën zero me SHBA-në”, tha Kastrati.

Kastrati shtoi se Kosova “ka mungesë në ekonomi e shumë fusha tjera”.

“Është dëshpërim”, tha ai.

“Miqtë tanë që na kanë ndihmuar të çlirohemi dhe me pavarësu këtë shtet, flasin më shumë për gabimet tona strategjike”, tha Kastrati.

Kastrati ka folur për politikanët që kanë dhënë më së shumti kontribut për Kosovën.

“Në këto tri dekadat e fundit, kemi pasur dy rryma, krahun e luftës dhe të paqes. Meritat janë të pakontestueshme, ai i paqes ka funksionuar në vitet e 80-ta. Udhëheqësit e këtyre të rrymave kanë pasur merita të pakontestueshme, sidomos, një të arritur të jashtëzakonshme është kjo e drejtorisë politike, e z.Hashim Thaçi, i cili ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë luftë, dhe t’i bëjë partnerë strategjikë aleatët tanë të luftës. Ndërsa politikani që është sot kryeministër, ka arritur që këtë krahun e luftës dhe paqes t’i keqpërdor brutalisht për karrierën e vet politike”, u shpreh Kastrati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se ish-presidenti Ibrahim Rugova…