Kastrati, besnik i Gjilanit
26 qershor 2019
| 14:05
SC Gjilani sot ka arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës, Ylber Kastrati, i cili do t’i vijoj paraqitjet e tij në ekipin kuq e bardh.
Marrëveshja e re me mbrojtësin e qendrës, njëkohësisht dhe kapitenin e skuadrës, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021.
Kastrati është pjesë e Gjilanit prej më shumë se 10 vite dhe me marrëveshjen e re do të mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre edhe për dy vjet të tjera. Sot skuadra e Gjilanit ka prezantuar edhe transferin e ri, Qëndrim Dautajn nga Ferizaj.
/Epoka e re/