Kastrati: Çdo ditë me Kurtin në pushtet është një vit i humbur për Kosovën
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, ku tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.
Kastrati në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qëllimi i deklaratave të Kurtit është që favoret që ia bëri Serbisë dhe dëmet e Kosovës ti hedh në harrësë përmes zgjedhjeve.
“Deklaratat e Kurtit e konfirmojnë Kurtin dezertor historik e mashtrues ordiner. Deklarata e tij ka dy qëllime. E para, të dezertoj nga detyra siç ka dezertuar historikisht. E dyta, tentim për ta mashtruar qytetarin duke tentu që favoret që i bëri Serbisë e dëmet Kosovës ti hedh në harresë përmes zgjedhjeve”, thotë Kastrati.
Deputeti thekson se PDK është e gatshme për zgjedhje, ku shton se vendit i duhen urgjent zgjedhjet që ta largoj njeriun që solli konflikte me ShBA dhe sanksione nga BE.
“PDK moti ka thënë është e gatshme për zgjedhje. Kosovës i duhen zgjedhjet urgjent me largu njeriun qe prodhoj kaos, mbolli urrejtje mes shqiptarësh, solli konflikte me SHBA, sanksione nga BE, korrupcion, nepotizem masiv, çmime të papërballueshme, degradim të ekonomisë e ikje të qytetarëve. Të gjitha këto janë objektiva dhe skenare ruso-serbe të cilat Kurti i realizoj me përpikmëri për tri vite”,shtoi ai.
Tutje ai shprehet se çdo ditë me Kurtin në pushtet është një vit i humbur për Kosovën.
“Çdo ditë me Kurtin në pushtet është një vit i humbur për Kosovën. Çdo vit me Kurtin në pushtet janë 10 vite të humbura për Kosovën dhe përfitime për Serbinë”, përfundoi Kastrati.