Kastrati deklarohet rreth xhandarmërisë serbë në Karaçevë

07 gusht 2020 | 22:05

Gjatë ditës se sotme është raportuar se disa pjesëtare të xhandarmerisë serbe të armatosur kanë hyrë në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari, Qëndron Kastrati i cili thotë se provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm.  “Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave.Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë. Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim”, ka shkruar Kastrati në profilin e vet në “Facebook:.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i njohur Besnik Krasniqi është larguar nga skuadra e…