Kastrati dhe Kqiku vazhdojnë kontratat me Gjilanin
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka rinovuar kontratat e edhe me dy futbollistë.
Bëhet fjalë për kapitenin Ylber Kastrati dhe mesfushorin Edison Kqiku. Kastrati ka rinovuar edhe për një edicion, derisa Kqiku për tri edicionet e radhës.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me kapitenin Ylber Kastrati edhe për një edicion të radhës. Klubi e falënderon Ylberin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur. Poashtu Sport Club Gjilani njofton për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Edison Kqikun për tri edicionet e radhës. Klubi e falënderon Edisonin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.
/Epoka e re/