Kastrati dhe Sekiraqa gjykojnë në kualifikimet e Kampionatit Evropian U17
Pas një pauze prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë, të enjten fillojnë ndeshjet kualifikuese të UEFA-së për Kampionatin Evropian për gjeneratat U-17.
Në turneun hapës që mbahet në Riga të Letonisë nga 22-29 shtator në grupin 2 marrin pjesë: Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia. UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraqa janë caktuar në ndeshjen Letoni-Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Durak dhe gjyqtar i katërt Igor Pajaç nga Kroacia.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Lituani-Letoni, ata do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katërt Henrik Nalbandyan nga Armenia.
Po ashtu, në ndeshjen Suedi-Letoni gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit.