Kastrati: Dita historike për sportin tonë po afrohet!
Klubi Futbollistik FC Malisheva të enjtën duke filluar në ora 17:00 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, do të zhvilloj ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Buduçnostit të Podgoricës.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve malishevas që të mbështesin klubin e tyre të qytetit.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë, që nesër në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve, të gjithë bashkë, në ora 13:00, të marrim rrugën drejt qytetit të Podujevës, për të përkrahur deri në sekondin e fundit, krenarinë tonë, FC Malisheva.”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Klubi ynë i zemrës, FC Malisheva, nesër nis rrugëtimin e saj në një ndër ligat më të fuqishme evropiane, atë të UEFA Conference League.
Duke filluar nga ora 17:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, do të luaj ndeshjën e parë kundër FK Buduçnost Podgorica.
Ftoj të gjithë qytetarët tanë, që nesër në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve, të gjithë bashkë, në ora 13:00, të marrim rrugën drejt qytetit të Podujevës, për të përkrahur deri në sekondin e fundit, krenarinë tonë, FC Malisheva.
FORCA FC MALISHEVA! 💪