Kastrati: Dua Kroacinë, më e fortë se Kosova dhe Shqipëria
Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Rijekës. Në këtë sfidë startuan që nga minuta e parë dy shqiptarët, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati me këtë të fundit që shënoi dhe një supergol.
Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0 dhe me këtë fitore skuadra e Lokomotivës ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit. Autori i golit, Kastrati i lindur në Malishevë ka shprehur së fundmi dëshirën e çuditshme për të refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat kroate, ai ka deklaruar se pret ftesë nga nënkampionët e botës.
“Nuk kam vendosur ende për Kombëtaren, por dua të luaj për Kroacinë, sepse është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur lojtari që aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.