Kastrati e rikthen temën për qasjen e Muratit ndaj veteranëve: Ky djaloshi që përbuzi UÇK-në, mendova që është Daçiqi
21 korrik 2022
| 11:57
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, e ka kthyer në diskutim qasjen e para disa vitesh të ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.
Kastrati në Kuvend ka thënë se prej postimeve në “Facebook” kishte menduar që Murati është Ivica Daçiqi.
“Kemi obligim me i kontribuar kujtesës se çfarë ka ndodh në këtë shoqëri dhe me e stopuar kujtesën e harresës, respektivisht përbuzjes që e ka bë ky djaloshi me atë postim. Unë në fakt kur e kam pa atë postim, kam menduar që është Ivica Daçiqi, por më vonë e pashë që ishte Hekurani”, ka thënë ai.