Kastrati: ‘Ekoregjioni’ t’i rritë kapacitetet për një ambient më të pastër në Malishevë
10 shkurt 2022
| 17:14
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë takuar të enjten kryeshefin ekzekutiv të KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e rritjes së kapaciteteve për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave në territorin e komunës së Malishevës.
Komuna e Malishevës meriton një ambient edhe më të pastër, dhe në funksion të kësaj kryetari Kastrati dhe nënkryetari Krasniqi kanë shprehur gjithë gatishmërinë komunale për të ndërmarrë veprime konkrete për përkrahje të nismave që kontribuojnë në funksion të ruajtjes dhe pastërtisë së ambientit në gjithë territorin tonë.
“KRM ‘Ekoregjioni’ t’i rritë kapacitetet për një ambient sa më të pastër në Malishevë”, ka thënë Kastrati.