Kastrati: FSK-së i duhen edhe shtatë vjet për t’u bërë ushtri
21 tetor 2018
| 17:25
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se kalimi në Kuvend i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Kastrati ka thënë se FSK-së i duhen shtatë vjet kohë për t’u bërë ushtri.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Kastrati ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të pajiset me armatim të rëndë, mirëpo do të jenë në gjendje të kryejë detyrat e saj me të cilat obligohet me ligj.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/fsk-ushtria-transformimi/29555637.html.