Kastrati iu drejtohet qytetarëve të Malishevës pasi mori besimin e NISMA-s

16 gusht 2021 | 22:02

Kryesia e Nismës Socialdemokrate në Malishevë e ka nominuar për kryetar të kësaj komune, Ekrem Kastratin, transmeton “Indeksonline”.

Ky i fundit ka thënë se vendimi për t’i hyrë garës për të parin e Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit që do të mbahen në vendin tonë, ka vetëm qëllime pozitive, për t’i vazhduar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të rritur volumin e projekteve në funksion të zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve në Malishevë.

“Gjatë gjithë jetës sime, kudo që jam angazhuar, kam kontribuuar maksimalisht, çdo herë duke ruajtur vlerat e familjes, vlerat kombëtare dhe interesin e shtetit, dhe si i tillë do të jem edhe pas 17 tetorit, ku bashkë me juve do të bëjmë më të mirën për komunën e Malishevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës,
Shumë të respektuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate,

Përmes kësaj letre, dëshiroj të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm që tashmë e kam marrë.
Me propozimin e strukturës drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate në Malishevë dhe me miratimin e kryesisë qendrore të partisë, në krye me kryetarin Fatmir Limaj, si dhe më përkrahjen e shtytjen motivuese që kam marrë nga anëtarët dhe simpatizantët tanë, me plotë vullnet kam pranuar përgjegjësinë e madhe për të kandiduar për Kryetar të Komunës së Malishevës.

Të dashur qytetarë e mbështetës të vizionit tonë socialdemokratë,
Vendimi për t’i hyrë garës për të parin e Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit që do të mbahen në vendin tonë, ka vetëm qëllime pozitive, për t’i vazhduar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të rritur volumin e projekteve në funksion të zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, në Malishevë

Të dashur bashkëvendës,

Gjatë gjithë jetës sime, kudo që jam angazhuar, kam kontribuuar maksimalisht, çdo herë duke ruajtur vlerat e familjes, vlerat kombëtare dhe interesin e shtetit, dhe si i tillë do të jem edhe pas 17 tetorit, ku bashkë me juve do të bëjmë më të mirën për komunën e Malishevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim.

Sinqerisht,
Ekrem Kastrati,
Kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Maltës 117:20 (5:36, 3:18,…