Kastrati: Ka ende njerëz që i gëzohen dënimit të UÇK-së

29 korrik 2020 | 08:11

Profesori universitar Ardian Kastrati ka ngrehur paralele rreth dënimit të krimeve të kryera nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë dhe aktakuzave të ngritura ndaj tyre dhe aktakuzave të ngritura ndaj pjestarëve të UÇK-së.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij se si ka ende njerëz që i gëzohen dënimit të pjestarëve të UÇK-së, pas gjithë atij gjenocidi që Serbia e ka kryer në Kosovë.

“Nga gjashtë gjeneral serbë per krimet e kryera në Kosovë ka vetëm një aktakuzë. Ndërsa 19 aktakuza i ka ngritur UNMIK-u për UÇK-në deri në 2008 dhe vetëm 6 për serbët. Rreth 1300 fëmijë shqiptarë të vrarë, 20.000 gra, burra e fëmijë të dhunuar, rretj 13.000 shqiptarë të vrarë dhe dikush këtu ende i gëzohet faktit se dikush mund të shkoj në Hagë,” ka thënë Kastrati në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brukseli të enjten do të faktikisht do ta vëjë Serbinë…