Kastrati: Kamenica me performancën më të mirë për vitin 2019, përfiton 286 mijë euro

14 shtator 2020 | 22:02

Komuna e Kamenicës ka përfituar grant prej 286 mijë eurosh, për performancën më të mirë për vitin 2019.

Këtë vlerësim e ka dhënë Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Norvegjia dhe Suedia.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se kjo mjete do përkthehen në investime kapitale për qytetarët.

“Duke marrë parasysh buxhetin e komunës për investime kapitale sa ishte prej 125 mijë euro gjithsej, angazhimi i secilit kolegë nga të gjitha fushat komunale ka bërë që ky grant t’i shkojë Kamenicës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kamenica përfiton për herë të parë një grant të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kryeministri…