Kastrati kërkon kujdes gjatë qarkullimit me vetura për shkak të borës
06 shkurt 2020
| 10:27
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se bashkë me Drejtorin për Shërbime Publike, Ramadan Basha, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.
Ai ka thënë se janë duke hapur rrugët në shumë fshatra.
“Rruga për në Feriqevë tashmë është e hapur, ndërkaq që po vazhdojmë rrugën për në Tugjec dhe fshatrat e tjera”.
“Lus qytetarët të na raportojnë aty ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm dhe të kenë kujdes në vozitje”, ka thënë Kastrati.