Kastrati krahason Kurtin me Ramën: Shqipëria 10 milionë turistë – Kosova me ikje masive të rinisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka publikuar një video në Facebook ku në mënyrë ironike krahason kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në videon e publikuar, Kastrati shfaq pritjen ceremoniale të Ramës në Paris, duke i krahasuar me pamjet e ceremonisë së zbulimit të shtatores së Kurtit në fshatin Peran.
Në postimin e shoqëruar me videon, Kastrati shkruan: “EDI RAMA: 10 milion turistë në 2023; Ndërtimi i bazës së NATO-s; Aeroporti i Tiranës me më së shumti fluturime në Ballkan; Rritje e investimeve të huaja; etj, etj”, ka thënë Kastrati.
“ALBIN KURTI: 300 milion euro sanksione; Armiqësi me SHBA e me krejt botën shqiptare; Stagnim ekonomik; Asnjë investim i huaj; Papunësi; Ikje masive e rinisë; Kopalla, kotësira, ligjërime banale e primitive sa të duash; Prandaj për dallim prej Edi Ramës, Kurti ka SHTATORE NË FSHATIN PERAN”, ka shkruar tutje ai në Facebook.
https://www.facebook.com/share/v/2Bnj9hCyzcNBtKuG/?mibextid=oFDknk