Kastrati kritikon Qeverinë Kurti: Nuk ka punësim, pos hallave e tezeve

19 dhjetor 2023 | 22:03

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjatë diskutimeve në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se që tri vite Kryeministri merret me dialog dhe nuk ka punësim pos hallave e tezeve.

“Që tri vite merret me dialog dhe nuk kemi parë as drejtësi dhe as punësim pos të hallave dhe tezeve”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tutje ka thënë se drafti aktual i Asociacionit është i tmerrshëm dhe se Gjykata Kushtetutese mundet mos me e pas fare në shqyrtim përderisa nuk e ka në preambulë aktgjykimin e kësaj gjykate dhe në vend të saj përmbanë rezolutën 1244 në preambulë.

Ai tutje tha që Kurti është sillur si kauboj me ndërkombëtarët prandaj ata e kanë denuar me një marrëveshje shumë të keqe.

Kastrati tregoj që shumë shpejtë PDK-ja do të mbledhë Këshillin drejtues për të marrë vendimin në lidhje me draftin aktual të Asociacionit. /Gazeta10/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke diskutuar në lidhje me refuzimin e ftesës së Presidentes…