Kastrati: Kurti është sorrë e zezë, Hashim Thaçi shqiponjë

04 dhjetor 2024 | 08:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka bërë krahasime mes ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit aktual Albin Kurti.

Në një video të postuar në Facebook, Kastrati i përshkroi Thaçin si një shqiponjë simbol të guximit dhe arritjeve, ndërsa Kurtin e krahasoi me një sorrë të zezë, duke e cilësuar si një lider të dështuar dhe qesharak.

“Sorra e zezë ma kujton Albin Kurti, ndërsa shqiponja Hashim Thaçin.

Mënyra se si Albin Kurti po mundohet me u paraqit patriot tu lëpi akullore në veri. Edhe ai Xhelal Sveçla tu gogësu qebapë aty është shumë qesharake.

Te ajo fabula, sorra admiron shqiponjën se si është energjike, e guximshme dhe me ngulm i sulmon kafshët e egra në tokë dhe çon në qiell. Dhe një ditë prej ditësh sorra vendos me koju shqiponjën. Dhe sulet me sulmu një dele në momentin kur e kap i komplikohen kthetrat dhe mbetet aty. E sheh çobani e liron, ua tregon fëmijëve, e pyesin ata baba çfarë lloj shpendi është ky. Iu thotë është sorra që ia merr mendja që mund me u bë shqiponjë.

Pra ky është dallimi në mes Albin Kurti dhe Hashim Thaçit. Kurti që 4 vite ka punuar për Serbinë, na ka sjell sanksione…

Hashim Thaçi e ka dashtë lirinë, e ka kap pushkën e ka realizuar. E ka dashtë paqen, e ka kap lapsin e ka realizuar. E ka dashtë shtetin e ka realizuar”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare të Koresë së Jugut e dorëzuan të mërkurën…