Kastrati: Kurti nuk është person unifikues për president të vendit
24 gusht 2020
| 23:18
Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate, ka thënë se ish-shefi i tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka dëshmuar se nuk është person unifikues, për të qenë në postin e Presidentit të Kosovës.
Kastrati u shpreh madje në Info Magazine se Kurti nuk ka fare interesim për këtë funksion
“Prej liderëve të subjekteve politike, është personi që më së paku mundet me arrit unitetin brenda skenës politike”, ka thënë Kastrati mes tjerash për Albin Kurtin.