Kastrati: Kurtit po i fryn flladi nga hetimet për hajni
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po kërkon zgjedhje për shkak se kanë nisur hetimet për korrupsion.
“Frika nga hetimet për hajnitë masive në qeveri është arsyeja pse kurti po shfaq gatishmëri me rrëzu veten dhe përmes dorës së 51% -shit me konfirmu veten dêshtak”, tha ai.
Sipas tij Kurti ka qëllim ta largojë vëmendjen e votuesve para se të dalin rezultatet e hetimeve për “hajni”.
“Pra, qëllimi është me hup vëmendjen e votuesit para se hetimet të dalin konkretisht me të gjeturat kush dhe kur ka vjedh”, tha ai.
“Sanksionet, kie dhe izolimi ndërkombëtar janë arsye shtesë”, vijoi ai.
Sipas tij “duhet me urgjencë e me patjetër të shkojmë në zgjedhje për me ndal korrupcionin mafioz të qeverisë Kurti”.
“Mirēpo, hajnat në burg – jo në zgjedhje”, përfundoi ai.