Kastrati, Kurtit: Sjelle familjen me jetu këtu, na bind neve sa mirë është me jetu në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për Kosovën ku ka thënë se “në këtë vend ia vlen fort të jetosh e të punosh”.
Kastrati përmes një postimi në “Facebook”, ia ka rikujtuar Kurtit disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.
Ai gjithashtu ia ka rikujtuar Kurtit se derisa “e lavdëron” Kosovën para të rinjve, familja e tij nuk jeton këtu.
“E pse pra familja jote ka zgjedh me jetuar në Norvegji e jo në Kosovë? Sepse familja jote, përveç tjerash, nuk pranon me pi ujë me mangan dhe nuk pranojnë me rreziku jetën nga qentë endacak që të sulmojnë në oborr të spitalit kur shkon vizitë te mjeku ! HAM-HAM -HAM! Sjelle familjen në Kosovë me jetu e na bind sa mirë qenka me jetu këtu! Rrenc bre. Kampion i rrenave”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.