Kastrati liston top-gjashtë gënjeshtrat e kryeministrit: Albin Kurti do ta rrëzojë vetveten
“Le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deklaratë kjo që sipas deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, nuk përputhet me realitetin.
Kastrati në një prononcim për GazetaBlic ka listuar disa nga çështjet kryesore që sipas tij, Kurti ka gënjyer dhe po mundihet të mashtrojë militantët.
Kastrati thotë se Kurti do ta rrëzohet vet, nga paaftësia për të qeverisur.
“Deklaratë e rreme në vazhdën e qindra rrenave të Kurtit ndër vite.
P.sh:
* Ai ka rrejt për bashkimin kombëtar – pasoja: njerëzit janë mashtru e kanë përkrah;
* Ai ka mashtru me demarkacionin – pasoja: shtyerja me vite e liberalizimit;
* Ai ka rrejt me vite për Manastirin – pasoja: shtyerja e anëtarësimit në Këshill;
* Ai i ka mashtru njerëzit për Ahtisarin, dy janë vra e ky sot është në karrige të Ahtisarit;
* Ai ka ka mashtru me vite për Asociacionin – pasoja ska njohje por autonomi për serbët;
* Ai ka rrejt për qeveri me duar të pastërta – sot keni gjakderdhje në KEK, rezerva shtetërore, kontrata një burimore, aferat në energji, Martini, Gani Jakupi, etj, etj”, thotë Kastrati.
“Kështu që edhe sot me këtë deklaratë ai po rren, po mundohet ta mashtroj militantët e fundit. Ky vet ka me rrëzu vetveten duke dëshmu paaftësinë për qeverisje edhe me 51% “, shton tutje ai.
Sipas deputetit të PDK-së, Kurti ka qëllim që të konfuzojë qytetarët sepse siç thotë ai, karriera politike e Kurtit i ka sjell veç rezultate Serbisë.
“Qëllimi është me konfuzu qytetarin e me i hedh në harresë të gjitha këto favore të renditura më lartë që ky i ka bërë Serbisë. Pra, e kam thënë me qindra herë me vite, ndërsa me këto situata të faktuara së fundmi edhe fëmiu 10 vjeç e ka kuptu se e tërë karriera politike e Albin Kurtit i ka sjell rezultate Serbisë dhe dëm Kosovës”, tha Kastrati për GazetaBlic.