Kastrati me urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike (rrugë e sheshe), brenda territorit të kësaj komune.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi më 21 dhjetor dhe vlen deri më 2 janar 2019.
Kryetari Kastrati ka thënë se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike. “Pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë ramë dakord që në vendet publike, veçanërisht në rrugë dhe sheshe mos të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, për shkak të sigurisë së qytetarëve e fëmijëve”, ka thënë Kastrati.
Për moszbatimin e këtij vendimi do të shqiptohen gjoba nga 10 deri në 100 euro, është bërë me dije në urdhëresën e lëshuar nga kryetari Kastrati.
/Epoka e re/