Kastrati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosova për Studime Gjinore
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, lidhur me avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civilë.
I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje përpos që do të ofrojë mbrojtje nga të gjitha diskriminimet për shërbyesit civilë do ta ofrojë edhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës.
“Me drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore Luljeta Demolli nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civilë dhe për avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave gjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës. Përherë të përkushtuar për të qenë në anën e barazisë e të mbrojtjes së të drejtave të njeriut!”, ka thënë Kastrati.