Kastrati: Nuk ka çmim që e paguan punën e vullnetarëve

06 dhjetor 2020 | 12:23

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka takuar disa nga vullnetarët që kanë kontribuuar vazhdimisht në këtë periudhë, ku i gjithë vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Sipas Kastratit, nuk ka asnjë çmim që mund ta paguajë punën e vullnetarëve por, për t’ua shprehur falënderimin për kontributin e pashoq, ai u ka ndarë mirënjohje secilit prej tyre.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kam takuar dhe u kam ndarë mirënjohje të gjithë vullnetarëve që punuan pa ndalë në këtë periudhë të pandemisë. Duke filluar nga ana logjistike e deri tek ajo profesionale”, ka thënë ai.

I pari i komunës ka pohuar se ndihet krenar me secilin prej tyre, duke filluar nga ata që janë marrë me logjistikë e deri tek ata që kontributin e tyre e kanë dhënë në nivel profesional. “Faleminderit që ishit pranë secilës familje kur kishin nevojë, kurse ju doktorë e infermierë, faleminderit që i dolët në krah stafit shëndetësorë në momentet më të vështira”, është shprehur Kastrati.

Për shkak të pandemisë dhe mbylljes që ndodhi në nivel vendi, vullnetarë të shumtë janë lajmëruar që të asistojnë aty ku ka nevojë.

Në mesin e tyre, doktorë, infermierë, laborantë, studentë nga fusha të ndryshme, e shumë qytetarë që ofruan në dispozicion çfarëdo që ishte nevoja.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar Qendrën…