Kastrati pas përplasjes së frikshme: Po ndihem mirë

22 maj 2023 | 15:42

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Lirim Kastrati përjetoji një moment aspak të lehtë ku në një ndeshje kampionat hungarez mes Ujpestit dhe Kecskemetit u godit në kokë dhe mbeti pa ndjenja në fushë.

Mbrojtësi Kastrati pati një përplasje me një kundërshtar dhe mbeti i shtrirë në fushë, por pas intervenimit të mjekëve ai është ngritur në këmbë, por sërish humbi ndjenjat në bankë. Mbrojtësi “dardan” nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka konfirmuar se është duke vazhduar me kontrolla mjekësore dhe se po ndihet mirë.

“Jam në spital duke i bërë të gjitha kontrollimet e nevojshme me stafin mjekësor. Po ndihem më mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet! Shihemi së shpejti”, ka shkruar Kastrati, i cili është pjesë e Ujpestit që nga viti 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se është duke zgjeruar platformën…