Kastrati për rastin vrasjes në Ferizaj: Paska ndodh faqja e zezë. Marrja ka emër Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ardian Kastrati, me anë të një video ka reaguar lidhur me vrasjen në Bibaj të Ferizajit një natë më parë, ku i vdekur ka mbetur agja i burrit të presidentes.
“Paska ndodh faqja e zezë, mediat po raportojnë që qenka vra agja i Prindon Sadriut, burrit të Vjosa Osmanit, simbas të njëjtave raportime për shkak që ai paska dhunuar dy vajza 10 vjeçare, për pedofili. Të njëjtat raporte të këtyre mediumeve po thonë se Vjosa Osmani paska shfrytëzu pozicionin e vet së bashku me burrin e saj për me ndiku organet e drejtësisë që mos me u trajtu ky rast”.
Ai ka thënë se ka një pyetje për përkrahësit e Vjosa Osmanit.
“A ndiheni të turpëruar që keni votu Vjosa Osmanin?”.
Ai ka thënë se asksuh nuk po fol për rrezikun e fëmijëve nga pedofilia.
“Standarte të dyfishta, pra duhet diqysh me mbrojt Vjosa Osmanin me çdo kusht’”.
Ai ka thënë se në rastin konkret ku kemi të bëjmë me dhunimin e dy vajzave dhe “kemi të bëjmë me pedofilizëm, reagime ska ose janë të zbehta”.
“Duhet me thanë të vërteten cullak, në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Unë do ta them gjithmonë. Gjithmonë kam besu që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe kjo është arsyeja pse jam futur në politikë, janë dy politikanët që më së shumti e kanë dëmtu shoqërinë kosovare. Dita ditës, me afera, që nga korrupcioni, që nga kjo që po raportohet për monstrumin pedofil nga mediat po vërtetohet gjithnjë e më shumë, sidomos me reagencat tepër të zbehta”, ka thënë ndër të tjera Kastrati përmes një videoparaqitje.