Kastrati për ‘vrimat’ e mbyllura të Kurtit: Këtij po ia rrjedhë në të gjitha anët si shoshë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në një fjalim me aktivistët e Vetëvendosjes ishte shprehur se i kishin mbyllur “vrimat” ku po rridhnin paratë e buxhetit të shtetit.
Kastrati ka kritikuar kryeministrin se po “banalizon” dhe se është duke vazhduar “mashtrimin”.
“Ky e ka nis fushatën zgjedhore sepse po banalizon për me vazhduar mashtrimin me ata që vet ky i ka quajtur ‘analfabetët funksional’. Po flet për ‘vrima’ e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në veri që mos me u merr trushpërlarët me vrimat e tij, por me shtrirjen e sovranitetit (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it)”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.
Deputeti Kastrati ia ka numëruar “vrimat” e qeverisë aktuale, duke thënë se është duke u “rrjedh në të gjitha anët si shoshë.”.
“Deputeti i tij Halil Thaçi posa ia hapi edhe një vrimë për rrjedhje me tokat në Shipitullë. Vrima e madhe sanksione 500 milionë. Hajrullah Çeku vrimë për rrjedhje vetës. Vrima në rezervat shtetërore me rrjedhje milionëshe. Super rrjedhjet me 240 milionë euro nga vrimat me kontratat – njëburimore. Milionat Martini, milionat në KEK. Disa në hetime nga kabineti qeveritar për shkak që ju kanë rrjedh vrimat goxha shumë. Pra, nëse flasim për vrima, këtij po ia rrjedh në të gjitha anët si shoshë”, ka shkruar Kastrati.