Kastrati: Prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, po realizohet një skenar ruso-serb

10 janar 2024 | 21:40

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se prej ardhjes në pushtet të kryeministrit, Albin Kurti, “po realizohet një skenar ruso-serb”.

Duke listuar katër arsyet e tij se pse po “realizohet” ai skenari, Kastrati ka theksuar se edhe akademiku serb, Dobrica Qosiq (i njohur për qëndrimet antishqiptare), do të çuditej me Kurtin se “çfarë poteza po bën”.

“Realiteti në Kosovë është prej që ka ardhur ky në pushtetet, pa dashtë me përdorë fjalë shumë të rënda, por realizohet një skenar ruso-serb, të cilin ne e kemi pas si objektiv me dekada e dekada, madje shkon deri të Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, po të kish qenë Qosiqi gjallë ish çuditë, se çfarë poteza, çfarë loje ka bërë Albin Kurti sot.

Pse është skenar ruso-serb, për katër arsyje shumë të mëdha… e para gjuha mos duruese me SHBA-të që sjellë sanksione, kush e ka deshtë Rusia dhe Serbia. E dyta, sanksione kush ka dashtë Rusia dhe Serbia. E treta, kush ka dashtë përçarje në këtë nivel kaq të madhe, kurrë s’ka qenë me antagonizuar shoqëria prej që ka ardhë Kurti ën Pushtet, Serbia dhe Rusia, këta me gjuajt zjarrin si spektatorë, na ndërmjet veti me u rreh. E katërta kush ka dashtë me shumë më shumë se Serbia dhe Rusia më bë ekonomikisht të pa jetueshëm këtë vend, Serbia dhe Rusia…”, ka thënë Kastrati në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja evropiane ka zbardhur një detaj interesant rreth takimit mes…