Kastrati publikon fotografinë e Mihalit dhe Nagavcit në Kuvend: Blijeni nga një pasqyrë dhe shikojeni fytyrën e hajnisë

04 prill 2024 | 14:09

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka vendosur në foltoren e Kuvendit një fotografi të ministres së Arsimit,  Arbërie Ngavci dhe Dejona Mihalit me logon e shtëpisë botuese “Albas”, pasi sipas tij kjo shtëpi botuese ka përfituar miliona euro nga MAShTI-t përmes subvencionimit të teksteve shkollore.

Kastrati ka thënë se Nagavci dhe Mihali janë të lidhura me kompaninë “Albas” për furnizimin me libra.

“A është kjo e rastësishme me axhin? Ky skenar është i organizuar. Ka vlerë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Mos u lazdro! Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët me vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët dhe nxënësit. Këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep ët holla si atij milionerit, si të varfërit. 30 milionerit, 30 të varfërit. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti? Ata mbajnë mësimin ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin”.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar Ligjin për tekste shkollore në lexim të parë. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me qito pare blijeni kah një pasqyre, e këq’yrne fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin’?”, ka thënë Kastrati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian,…