Kastrati reagon ndaj deklaratës së këshilltarit të Kurtit i cili akuzoi UÇK-në për krime

24 prill 2020 | 21:30

Njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se “individë nga radhët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj civilëve të pafajshëm”. “Sot e dëgjova deklaratën e këshilltarit të Kryeministrit në detyrë i cili deklaroj kinse UÇK-ja paska bërë krime mbi popullatën e pambrojtur. Unë si një nga Udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagoj ashpër kundër një deklarate të tillë. Ky individ lenë të kuptojmë që paska qenë bashkëpunëtorë i të gjithë atyre që për 20-të vite u munduan ta njollosin luftën e shenjtë e të lavdishme të UÇK-së. Lavdi gjakut të dëshmorëve dhe luftës së shenjët të UÇK-së”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës i konsideron skandaloze deklaratat e Shkelzen…