
Kastrati reagon pas tërmetit në Zagreb
22 mars 2020
| 15:03
Ylli i Kosovës në futboll, Lirim Kastrati, ka reaguar pas tërmetit në Zagreb.
Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e hershme të këtij mëngjesi. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Zagreb, por deri më tani nuk raportohet për viktima.
Kastrati ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku sipas mbishkrimit të vënë ai përcjell lutje dhe dashuri për qytetin.