Kastrati reagon pas vrasjes së rëndë në Kamenicë: Kjo duhet të na turpërojë e alarmojë
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ne këtë qytet ku burri dyshohet se ka vrarë gruan e tij.
“Ndjehem thellësisht i tronditur, i dëshpëruar e me mllef në lidhje me një ndodhi të pazakontë që ngjau sot në Kamenicë, ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti” shkruan Kastrati në Facebook.
Kastrati tutje shton se si shoqëri kemi dështuar të bëjmë mjaftueshëm për të luftuar faktorët që qojnë në një problem të tillë.
Postimi i plotë i Kastratit:
Nuk ka tronditje më të madhe sesa të dëgjosh për vrasje në martesë. Aty ku njeriu do të duhej ta gjente sigurinë më të madhe, mirëkuptimin më të lartë e dashurinë…kur aty ndodhë vrasja…është ferri vet.
Ndjehem thellësisht i tronditur, i dëshpëruar e me mllef në lidhje me një ndodhi të pazakontë që ngjau sot në Kamenicë, ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti.
Dhuna në familje është rezultat i rrethanave të shumta, mirëpo problemi ende qëndron në mungesën e seriozitetit në trajtimin e kësaj dukurie. Kemi dështuar si shoqëri të bëjmë mjaftueshëm për ta dënuar këtë dukuri e luftuar faktorët që çojnë tek ky problem. Kjo duhet të na turpërojë e alarmojë.
Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara.
Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës!
Një 42-vjeçar nga Kamenica dyshohet se ka vrarë gruan e tij me shufër metalike
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1206637079674028