Kastrati shënon 10 pikë ndaj Yllit të Kuq
Erjon Kastrati është një nga lojtarët më të dalluar të Kosovës. Ai po aktivizohet me sukses në skuadrën e tij, Koper Primorska.
Gjithsesi, skuadra e tij ka pësuar humbje nga Ylli i Kuq në kuadër të xhiros së gjashtë të Aba Liga, që përfundoi 72:84 (14:28, 24:21, 22:16, 12:19).
Kastrati u aktivizua për 27 minuta në këtë përballje, duke shënuar 10 pikë, por kishte edhe tri kërcime, një asistim dhe një top të vjedhur.
Në përgjithësi këtë edicion, Erjon Kastrati, ka mesatare prej 9 pikëve për ndeshje, duke u aktivizuar për 27 minuta.
26-vjeçari nga Prishtina ndodhet në formë të mirë para ndeshjeve para-kualifikuese për Kupën e Botës 2023, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën, më 26, përkatësisht 28 nëntor.
Pavarësisht ndeshjeve të mirë të Erjonit, skuadra e tij ndodhet në vendin e fundit me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara.